Klubi spanjoll i futbollit Valencia të shtunën mbrëmë në përballjen kundër Barcelonës në Estadio Benito Villamarin me rezultat 2:1 ka fituar Kupën e Mbretit “Copa del Rey”, raporton Anadolu Agency (AA).
Valencia, e cila përfundoi në vendin e 4-t në tabelë, u përball me kampionin në ligës Barcelona.
Golat e fitores për Valencian u shënuan në gjysmën e parë të lojës, Kevin Gameiro dhe Rodrigo shënuan në minutën e 22-të dhe 33-të.
Në gjysmë pjesën e dytë të ndeshjes, Lionel Messi shënoi për Barçën për 2:1, por Valencia arriti të mbrojë epërsinë.
Fitorja shënoi kupën e 8-të për Valencian në histori, ndërsa Barcelona nuk arritë të fitojë kupën në fjalë për 5 vite me radhë.