Futbollisti brazilian Julio Baptista njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, transmeton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti 37 vjeçar këtë e bëri të ditur nga rrjeti social, duke treguar se pas më shumë se 20 vitesh në futboll ka vendosur t’i japë fund karierrës.
Ai gjatë karierrës së tij ka veshur fanellat e klubeve si Sao Paulo, Real Madrid, Arsenal, Sevilla, Roma dhe shumë të tjera.
Baptista për kombëtaren e Brazilit ka luajtur në 47 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.