Bolivi, vdes arbitri gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër

Ndeshja në mes Always Ready dhe Oriente Petroler u luajt në një lartësi mbidetare prej 3.900 metrash

Arbitri Victor Hugo Hurtado (31) gjatë ndeshjes së xhiros së 25-të të Ligës futbollistike Apertura në Bolivi mes skuadrave Always Ready dhe Oriente Petroler pësoi sulm në zemër dhe ndërroi jetë rrugës për në spital, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tragjedia ndodhi në minutën e 47 të ndeshjes.

Mjekët e të dyja ekipeve i dhanë ndihmën e parë Hurtados, por për fat të keq rrugës për në spital në automjetin e emergjencës pësoi edhe sulmin e dytë me ç’rast vdiq.

Ndeshja në mes Always Ready dhe Oriente Petroler u luajt në një lartësi mbidetare prej 3.900 metrash.