Në një kampionat të varfëruar para kohe nga gara për titullin dhe kualifikimin në Champions, Reali i Madridit mundi 3-2 Villarrealin në sfidën e shtëpisë, ku nuk rrezikoi asnjëherë.
Dy gola Mariano dhe një gol i Vallejo ishin mjaftueshëm për ekipin kryeqytetas në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në një sezon ku me të gjitha gjasat do ta mbyllë në shkallën më të ulët të podiumit,raporton Top Channel.