Trajnimi i rojeve të plazhit/ Në Shëngjin nuk do ketë leje për subjektet që nuk i kanë

Në prag të sezonit turistik, në Shëngjin ka nisur kursi për trajnimin e vrojtuesve të plazhit. Prefekti i Lezhes Gjergj Prendi ka ndjekur nga afër përgatitjen e tyre ndërsa ka bërë me dije se nuk do të lejohen subjekte të cilët nuk vendosin kulla vrojtimi me roje plazhi të certifikuar.

Luciano Marku merret me trajnimin e të rinjve dhe thekson se pushuesit duhet të jenë të sigurtë edhe në ujë.

Në sezonet e kaluara në plazin e Shëngjinit bizneset kanë qënë indiferente përsa i takon zbatimit të ligjit për kullat vrojtuese.

Mungesa e rojeve të plazhit në jo pak raste ka patur pasoja edhe në humbje jetë njerëzish,raporton Top Channel.