Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka kërkuar falje për mënyrën se si e kremtoi golin kundër Juventusit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kur me dy duart e tij kapi organet gjenitale duke u kthyer nga publiku, raporton Anadolu Agency (AA).
Në prag të ndeshjes së xhiros së 25-të të kampionatit spanjoll ku nesër përballet me Villarrealin, Simeone tha se ishte një gjest i keq, por se në atë moment ka shprehur atë që ndjen për lojtarët e tij, se janë një ekip i fortë që mund të masë forcat me secilin.
“Dëshiroj të them se më vjen keq për të gjithë ata që u ofenduan nga kremtimi im me Juventusin. Ishte një gjest i shëmtuar, ishte shprehje e asaj që ndjeja për lojtarët e saj në atë moment. Më vjen keq, dhe këtu dëshiroj t’i jap fund këtij rrëfimi”, tha Simeone.
Në afatin kalimtar të dimrit, Atletico përforcoi radhët e veta me Alvaro Morata i cili erdhi nga Chelsea. Ai shënoi kundër Juventusit, megjithatë goli u anulua pas reagimit VAR.
“Pse do të duhej të ishte në? Sapo arriti. Kemi nevojë për energjinë e tij, forcën e tij, prandaj ai duhet të vazhdojë të krijojë shanse. Nëse ai vazhdon të punojë ashtu siç është, çdo gjë do të vijë në vendin e duhur”, tha Simeone.
Atletico në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Ligën e Kampionëve mposhti Juventusin me shifrat 2: 0. Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 mars në Torino.