Arsene Wenger, eksperti francez i futbollit, i cili qëndroi plot 22 vite në pankinën e Arsenalit, deklaroi se disa herë ka refuzuar të drejtojë Real Madridin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse ka deklaruar se do t’i kthehet punës si trajner në janar të këtij viti, ai akoma nuk ka marrë drejtimin e asnjë klubi, por, thotë se nuk ka asnjë dëshirë të marrë drejtimin e Real-it.
“Kamë refuzuar Real-in në disa raste. Më duhet të them se për mua kjo është një çështje e mbyllur. Mendoj se sikur të pyesni cilin do trajner në botë, nëse jeni të interesuar të trajnoni Realin? Të gjithë do të thonin po, sepse ky është klubi më i madh në botë”, theksoi Wenger në intervistën e tij dhënë për beIN Sports.
I pyetur nëse lojaliteti ndaj Arsenalit është pengesë që të ulet në pankinën e klubit më të trofeshëm evropian, përgjigja e tij ishte: “Po, çdo herë jetojmë sipas vlerave tona. Kjo ka ndodhur në mes të procesit kur po ndërtonim stadiumin, duhej ta paguanim. Garantova se do të qëndroj dhe jam jashtëzakonisht i lumtur me vendimin tim”.
Eksperti 69-vjeçar i futbollit me Arsenalin fitoi tre tituj të kampionit të Anglisë, dhe nga 7 trofe të Kupës FA dhe Sperkupën. Para ardhjes në Londër, ai drejtoi Monaco-n dhe klubin japonez Nagoya Grampus.