Skandali me kompaninë inekzistente “DH Albania” që kishte fituar tenderin për lotin e parë të “Unazës së Madhe” të Tiranës, që përfshin edhe nënkalimin te sheshi “Shqiponja” ka lënë në udhëkryq fatin e këtij projekti.
Edhe pse gjashtë kompani paraqitën ofertën e tyre pasi ARRSH rihapi tenderin për Lotin 1. pasi çështja shkoi në Prokurori, duket se pas rishqyrtimit të dokumenteve që ato kanë paraqitur ARRSH ka ariut në përfundimin se do të s’kualifikohen të gjitha këto oferta për shkak të mos përputhjes së kritereve.
Kryetarja e re e ARRSH, Sonila Qato sqaroi në një dalje për mediat vendimin e marrë së fundmi.
“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive s’kualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk përputhen me kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”, tha Qato.
Gjashtë kompanitë në garë ishin:
-Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion
-GD Granit AD Skopje
-Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.
-Geci sh.p.k.
-ANK sh.p.k.
-Bafjar Murati