Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Katarit rriten në çdo fushë.
Eksporti me Katarin, në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë është rritur 62%.
Eksporti i Turqisë në drejtim të Katarit, nga 630 milionë dollarë arriti në 1 miliardë e 19 milionë.
Ambasadori i Turqisë në Doha, Fikret Ozer, tha se në vitin 2019 kjo shifër do të arrijë në 1 miliardë e gjysmë dollarë.
Ambasadori Ozer tërhoqi vëmendjen se Turqia dhe Katari i shohin çështjet botërore në mënyrë paralele dhe në fushën ekonomike zhvillojnë gjithnjë e më shumë marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Ai tha se vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve ka tejkaluar 2 miliardë dollarë.
Fikret Ozer bëri të ditur se për herë të parë në botë, Katari nënshkroi një marrëveshje për lehtësimin e tregtisë me Turqinë dhe falë kësaj marrëveshjeje do të hiqen shumë taksa dhe do të lehtësohet importi me Turqinë.