Komisioni Evropian ka shqiptuar gjobë për MasterCard në vlerë prej 570 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Komisionit Evropian theksohet se ka përfunduar hetimi i cili u nis në vitin 2013 lidhur me kufizimin e pagesës tejkufitare të vendosura nga MasterCard tek tregtarët.
Hetimi zbuloi se MasterCard shkeli të ashtuquajturat rregulla anti-monopole të Bashkimit Evropian (BE), për çka Komisioni Evropian shqiptoi një gjobë në shumë prej 570 milion euro.
“MasterCard, duke shkelur rregullat, bllokoi qasjen e tregtarëve në bankat që ofrojnë kushte më të mira në vendet e tjera anëtare të BE-së dhe në mënyrë artificiale rriti shpenzimet e pagesës me kartelë. Kjo ka shkaktuar dëme të blerësve dhe tregtarëve në BE “, tha Margatheta Vestager, anëtare e Komisionit Evropian përgjegjëse për çështjet konkurruese.