Menaxhmenti i klubit Başakşehir, momentalisht kryesues i tabelës së Superligës së Turqisë, sot njoftoi se Demba Ba edhe zyrtarisht është lojtar i ri i ekipit
Futbollisti senegalez me përvojë Demba Ba karrierën do ta vazhdojë në klubin e Stambollit, Medipol Başakşehir, transmeton Anadolu Agency (AA).
Menaxhmenti i klubit Başakşehir, momentalisht kryesues i tabelës së Superligës së Turqisë, sot njoftoi se Demba Ba edhe zyrtarisht është lojtar i ri i ekipit.
Në njoftimin e bërë në Twitter zyrtarët e klubit nuk shpalosën detaje për transferimin.
Gjatë karrierës së pasur të tij futbollistike, 33-vjeçari Demba Ba po ashtu ka luajtur për West Ham, Newcastle dhe Chelsea. Në Başakşehir arriti nga ekipi kinez Shenhua, ndërsa Stambolli nuk është i huaj për të, pasi ai më parë ka luajtur edhe në fanellën e klubit Beşiktaş.