Studentët e Ekonomikut heqin dorë nga ngujimi

Përplasje në disa fakultete për rikthimin në auditore

Heqin dorë nga ngujimi studentët e ekonomikut. Por këtë të enjte, ata kanë vendosur për bojkot total të mësimit, madje kanë marrë edhe mbështetjen e pedagogëve. Ndërsa vijon përplasja mes studentëve tek Politekniku dhe Fakulteti i Drejtësisë.

Tashmë një pjesë e studentëve duan t’u rikthehen auditorëve për të zhvilluar orët e mësimit dhe për të përfunduar vitin akademik 2018-2019. Ndërsa pjesa tjetër është pro ngujimit dhe bojkotit të mësimit.

Edhe studentët e Gjuhëve të Huaja kanë zhvilluar mësim. Ndërsa tek Fakulteti Histori-Filologjisë vijon bojkoti.