Reali e bën vijë humbjen, zhgënjen Juventus dhe United, City dhe Bayern fitojnë grupet

United kthehet në barcaletë, Young Boys historik mposht Juven, Bayern & City e mbyllin në krye. Reali lë “nam” në Bernabeu, Roma në krizë!

Një skuadër që ka fituar tre herë radhazi UEFA Champions League dhe që është rekordmenja e këtij kompeticioni me 13 trofe të fituar, nuk mund të humbasë kurrësesi 0-3 në shtëpi ndaj CSKA-së së Moskës. As vendi i parë në grup i siguruar që përpara kësaj sfide dhe as mungesat e shumta në formacion nuk mund të justifikojnë figurën e shëmtuar që bëri Reali i Madridit i Santiago Solarit brenda në Santiago Bernabeu përballë ekipit rus që luftonte për një vend në Europa League me Viktoria Plzen por në fund pavarsisht kësaj fitoreje të madhe nuk arriti ta shmangte dot vendin e fundit në grupin G dhe eliminimin nga kompeticionet europiane për këtë sezon. Kjo mund të konsiderohet pa frikë dhe si humbja më “horror” e Realit në Champions, me Solarin që mori disfatën e dytë me të njëjtat shifra pas asaj ndaj Eibar në La Liga. Chalov, Schennikov dhe Sigurdsson ishin autorët e golave për CSKA-në që e mbylli grupin me pikë të barabarta 7 me Plzen por në Europa League shkoi skuadra çeke që kishte bërë më mirë në përballjet direkte. Edhe Viktoria Plzen e mbylli me fitore grupin pasi mposhti në shtëpi 2-1 Romën që nuk di më të fitojë duke u zhytur në një krizë rezultatesh. Golat e Kovarik dhe Chory bënë të pavlefshëm finalizimin e turkut Under për italianët.

Manchester United ka pësuar një humbje të turpshme 2-1 ndaj Valencia-s dhe do të qëndrojë në vend të dytë të grupit H. Të humbësh ndaj Valencia-s në Mestalla nuk është turp, por mënyra se si ka ndodhur është shumë e rëndë. Paraqitja e miqve është karakterizuar nga gabimet e shumta, duke filluar nga stopimet e dobëta dhe roveshiata e dështuar e Lukaku-t, deri te rasti me portën e boshatisur i shpërdoruar nga Pogba. Pa harruar edhe autogolin qesharak të Jones. Në fund ishte Rashford që ngushtoi diferencën, por ishte shumë vonë për të ndryshuar gjithçka.

Por edhe Juventus nuk bëri më mirë. Skuadra e Allegri-t është mposhtur nga Young Boys me rezultatin 2-1, por që gjithsesi ruan vendin e parë në grup. Klubi italian ka ruajtur energjitë duke parë që e kishte siguruar kreun e grupit pas disfatës së United. Dy golat janë shënuar nga sulmuesi Hoarau për vendasit, ndërsa për Juve-n e shënoi Dybala. Kjo ishte fitorja e parë e historisë së Young Boys në Champions League.

Manchester City ka përmbysur gjithçka pas golit të Kramaric për miqtë e Hoffenheim në minutat e para të takimit. Ishte Sane që me dygolëshin e tij i dha fitoren 2-1 vendasve në Etihad duke ruajtur kryesimin e grupit. Ndërkohë Lyon ka marrë një barazim 1-1 ndaj Shakhtar Donetsk që i jep kualifikimin në fazën e nokautit francezëve.

Ajax Amsterdam ka barazuar 3-3 ndaj Bayern Munich duke mbetur në vend të dytë, teksa bavarezët kanë ruajtur kryesimin e grupit E. Ishte një ndeshje  e çmendur në Amstedam Arena që i kishte të gjitha, golat, penalltitë si dhe nga një karton të kuq. Por në fund ishin gjermanët ata që kanë marrë rezultatin që i mundëson vendin e parë të grupit. Ndërkohë Benfica ka mundur 1-0 AEK duke  e lënë ekipin grek me zero pikë në fund të grupit.

Bajerni i Mynihut ka siguruar vendin e parë në grupin pas një ndeshje emocinuese në Amsterdam, ku vendasit u hapën jo pak probleme. Ajaksi mori për pak minuta avantazhin, por Levandovski riktheu baraspeshën me një 11-metërsh, ndërsa goli i Koman mbylli llogaritë për vendasit. Shifrat u barazuan në minutën e 95-të nga Taljafiko, por ishte tepër vonë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Benfika mundi AEK me rezultatin 1 – 0.

Mançester Siti dhe Lion janë dy skuadrat që marrin biletat për në fazën e 1/8-ave në grupin F. Në Angli djemtë e Pep Guardiolës pësuan të parët, por Sane ktheu gjithçka përmbys.  Lioni e përmbushu me sukses misionin në Ukrainë. Francezët morën një barazim që i çoj më tej. Heroi për skuadrën e drejtuar nga Bruno Zhenesio është fantazisti Nabil Fekir, e majta e të cilit ndëshkoi çoi Shaktarin për në “trenin” e “Europa League”.