Hidhet shorti i ‘Euro 2020’, Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët

Eliminatoret e Euro 2020/ Shqipëria “peshkon” Francën, Kosova “ndez” Ballkanin

Grupe të  vështira por jo të pamundura për Shqipërinë dhe Kosovën. Në shortin e hedhur në Dublin të Republikës së Irlandës për kualifikueset e Euro 2020, kuqezinjtë e Panuccit u shortuan në grupin H sëbashku me Francën, Islandën Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën . Një grup me 6 ekipe për Shqipërinë që do ta luajë kualifikimin me ekipe si Islanda e Turqia pasi Franca është e një tjetër niveli dhe është favoritja e madhe për vendin e parë.

Në anë tjetër është Kosova që ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme në vitin 2018, duke mos pësuar asnjë humbje, ndaj po ashtu do të bëjë një tjetër surprizë të bukur, ashtu si në Ligën e Kombeve.

Mund të konsiderohet një short aspak i favorshëm për Shqipërinë, e cila është shortuar në grupin H. Kuqezinjtë do të ndeshen me kampionët e Botës, Francën. Rival tjetër i fortë do të jetë Islanda, por dhe Turqia. Kundërshtar në letër më të lehtë duket se janë Andorra dhe Moldavinë.

Duhet të kujtojmë që vetëm dy skuadrat e para të grupit do të shkojnë në “Euro 2020”. Në anën tjetër është Kosova që do të jetë në një grup me vetëm 5 skuadra. Skuadra e “dardanëve” është shortuar në grupin A, me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe një “derbi” me Malin e Zi.

 

Kosova nga ana tjetër u shortua në një grup me 5 ekipe, pikërisht në grupin A me përfaqësuese të tilla si Anglia, Republika Çeke, Bullgaria e Mali i Zi. Me përjashtim të Anglisë që është favoritja e madhe e grupit, dardanët mund të luajnë shanset e tyre për vendin e dytë me Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi që janë përfaqësuese deri diku të të njëjtit nivel me Kosovën.

Elimintoret e Euro 2020 do të nisin në mars të vitit 2019 dhe do të përfundojnë në nëntor të vitit të ardhshëm.

GRUPI A:  Angli, Çeki, Bullgari,  Mali i Zi, Kosovë.

GRUPI B: Portugali, Ukrainë, Serbi, Lituani, Luksemburg.

GRUPI C: Holandë, Gjermani, Irlandë e Veriut, Estoni, Bjellorusi.

GRUPI D: Zvicër, Danimarkë, Irlandë, Gjeorgji, Gjibraltar.

GRUPI E: Kroaci, Uells, Sllovaki, Hungari, Azerbajxhan

GRUPI F: Spanjë, Suedi, Norvegji, Rumani, Ishujt Faroe, Malta.

GRUPI G: Poloni, Austri, Izrael, Slloveni, Maqedoni, Letoni

GRUPI H: Francë, Islandë, Turqi, Shqipëri, Moldavi, Andorrë.

GRUPI I: Belgjikë, Rusi, Skoci, Qipro, Kazakistan, San Marino.

GRUPI J: Itali, Bosnje-Hercegovinë, Finlandë, Greqi, Armeni, Litenshtejn.