Shqipëria mund Uellsin në një ndeshje pa shkëlqim

Arbitri na fal, Shqipëria e mbyll 2018-ën me fitore

Shqipëria jep shenja jete pas asaj humbjeje turpëruese ndaj Skocisë, të shtunën në Loro Boriçi.

Vendos Bekim Balaj në “Elbasan Arena:” duke shënuar golin e vetëm në fitoren e Shqipërisë 1-0 ndaj Uëllsit. Kuqezinjtë edhe pse arrij në jnë sukses, nuk mund të thuhet se bindën me lojna e tyre, kjo për faktin se në fraksionin e parë nuk bën asgjë në fushën e lojës.

Pjesa e parë nuk ka qenë e mirë për kuqezinjtë, të cilët kanë rrezikuar të mbeten me 10 lojtarë pas reagimit të pashpjegueshëm të Talunat Xhaka-s ndaj Brooks në minutën e 36-të, me mesfushorin tonë që ka bërë një gjest të ngjashëm me atë të Mavraj në ndeshjen me Skocinë.

Gjithsesi, arbitri Jakimovski ka vendosur ta falë mesfushorin tonë, i cili ka qenë protagonist edhe në pjesën e dytë, por këtë herë për mirë. Ai, në fakt, ka fituar penalltinë të transformuar në gol nga ana e Balaj në minutën e 58-të. Ky ka qenë goli i parë nga të tanët në katër ndeshjet e fundit.

Në minutën e 66-të ka ardhur falja e radhës nga arbitri i ndeshjes pas një ndërhyrje të Bashës në zonën e rreptësisë. Gjyqtari, në fakt, ka akorduar një goditje nga këndi duke na shpëtuar. Dhjetë minuta më pas mund të kishte ardhur edhe goli i dytë për vendasit, por Uzuni është treguar i pasaktë pak metra para portës.

Gigs hodhi në fushë “artilerinë e rëndë” me Ramsey e Bale që nisën që ushtronin presion në mbrojtjen e Shqipërisë, por pa mundur që të thyejnë Berishën. Edhe pse pjesa e dytë ishte më e mirë për Shqipërinë, sërish një fitore e vakët dhe që nuk ka ndonjë vlerë të madhe, edhe pse vjen ndaj një kundërshtari të fortë.

12 minuta para fundit kanë ardhur edhe protestat e yllit të Real Madrid, Gareth Bale, i cili ka kërkuar një goditje dënimi indirekte brenda zonës së rreptësisë pasi Berisha ka kapur me dorë topin e kthyer mbrapa nga mbrojtja jonë, por Jakimovski nuk ka patur të njëjtin mendim. Rreziku i fundit është krijuar nga miqtë, të cilët kanë fituar një goditje dënimi me Bale, pak metra jashtë zonës së rreptësisë. Goditja e galaktikut është ndalur nga muri, me ndeshjen që është mbyllur menjëherë pas këtij momenti.

Shqipëria, kështu, kanë marrë një fitore që mungonte që nga 7 shtatori i 2018-ës, kundër Izraelit në Nations League. Në total, kjo ka qenë fitorja e dytë e kuqezinjve të marrë në nëntë ndeshjet e luajtura në 2018-ën.