“Kacifas”, Ministri grek: Trupin e duam në Greqi, të mbrojmë vëllezërit tanë

“Kacifas”, Ministri grek: Trupin e duam në Greqi, të mbrojmë vëllezërit tanë

Tensioni që shoqëroi vrasjen e Konstandinos Kaçifas nga RENEA vijon të mbetet i lartë, kryesisht për palën greke, nga e cila vijnë ditë pas dite deklarata me ton të lartë drejtuar shtetit shqiptar.

Ministri i deleguar nga Tsipras për Punët e Jashtme të Greqisë, George Katraugalos ka lëshuar sot një thirrje të padëgjuar më parë ndaj autoriteteve shqiptare, duke kërkuar që trupi i minoritarit grek Kaçifas të dërgohet menjëherë në Greqi.

“Kemi sqaruar prioritetet tona që në fillim. Të qartësohet çështja deri në fund, për të mbrojtur deri në fund të drejtat e vëllezërve tanë grek që jetojnë në Shqipëri. Kjo pa zbritur në kompromise dhe duke mbrojtur këto dy prioritete. Gjithashtu duhet të mbrojmë dhe marrëdhëniet bilaterale”, ka thënë Katrougalos në një intervistë për “Ta Nea”.

Një kërkesë të ngjashme e ka bërë edhe familja Kacsifas. Gazeta greke “Ekathimerini” raporton se  familja e 35-vjeçarit do që trupi i tij të dërgohet një Greqi, për të bërë aty një ceremoni varrimi, ndërsa avokatët kanë dhënë garanci se kjo do transferimi i trupit të pajetë do të ndodhë brenda kësaj jave.

Ministri ka shtuar se qeveria shqiptare ndërmori një masë pozitive, duke pranuar që në hetime të përfshihet edhe një përfaqësues i policisë greke.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në të dy anët e kufirit. Kjo duhet të jetë e qartë në nivelin e qeverisjes: ekstremizmi nga një anë dhe kjo e ushqyer nga ekstremizmi dhe mos toleranca nga ana tjetër”, ka theksuar Katraugalos./Shqip