Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar paralajmëroi edhe një herë Greqinë.
Hulusi Akar, në fjalimin e mbajtur gjatë paraqitjes së buxhetit të Ministrisë në Komisionin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë për Planin dhe Buxhetin, tha se nuk do të lejojmë asnjë hap ‘pavarësisht Turqisë’ dhe ‘u tha u bë’ në Qipro, Egje dhe Mesdheun Lindor.
“Bashkëbiseduesit tanë duhet ta dinë se pa Turqinë dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut asnjë projekt në Egje dhe Mesdhe nuk do të jetë i suksesshëm dhe duhet të heqin dorë nga provokimet që do të vënë në rrezik rajonin” tha Akar.
Akar tha se Forcat e Armatosura Turke do të mbrojnë interesat e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut në Egje dhe Detin Mesdhe dhe në bazë të marrëveshjeve të garantuesit dhe aleancës ndërkombëtare në Ishullin e Qipros, do të vazhdojnë të jenë garantuesi i paqes dhe sigurisë./TRT