Hulusi Akar: PKK/YPG do të varroset në gropat e saj në Munbixh

Ministri turk i Mbrojtjes tha se operacionet antiterroriste të Turqisë në veri të Irakut do të vazhdojnë

Organizata terrorise PKK/PYD/YPG duhet të dijë se do të varroset në llogoret që kanë hapur në rajonin Munbixh të Sirisë, tha ministri turk Mbrojtjes, Hulusi Akar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Grupi terrorist është duke hapur llogore në Munbixh, ashtu siç kanë bërë në Afrin, pavarësisht premtimeve të bëra për tërheqjen e PKK/PYD/YPG-së nga Munbixhi”, tha Akar para deputetëve në komisionin e planifikimit dhe buxhetit.

“Grupi terrorist duhet ta dijë se do të varroset në llogoret që ka hapur”, tha ai.

Akar shtoi se Turqia ende përballet me kërcënime terroriste pasi qeveria e Irakut dhe qeveria rajonale kurde nuk kanë ndërmarrë hapa efektivë kundër PKK-së.

“Andaj, operacionet tona do të vazhdojnë deri në mposhtjen e kërcënimit terrorist nga territoret e Irakut”, tha Akar.

Ai më tej shtoi se Qeveria e Irakut dhe Administrat Rajonale Kurde në Irakun e Veriut nuk ndërmarrin hapat e duhur në luftën kundër terrorizmit.

“Prandaj ende vazhdojnë kërcënimet ndaj vendit tonë në Irakun e Veriut. Në kuadër të kësaj, ne do të vazhdojmë operacionet anti-terroriste deri në çrrënjosjen e plotë të këti kërcënimi”, ka thënë Akar.

Ndryshe, marrëveshja për Munbixhin midis Turqisë dhe SHBA-së e arritur në muajin qershor të këtij viti parasheh tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga qyteti për të stabilizuar rajonin në veri të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega e saj në Siri.

Ministri turk foli edhe rreth luftës kundër organizatës FETO me në kryer Fetullah Gülen, e cila qëndron pas përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016.

“Që nga 15 korriku 2016, për shkak të lidhjeve me FETO-n janë pezulluar 15.153 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke”, theksoi Akar.