Premier League, ndalet Arsenali; Chelsea fiton me goleadë

Barkley bën të harrohet Hazard, Arsenal ndalet nga Crystal Palace

Chelsea është rikthyer te fitoret pasi ka triumfuar në udhëtim te Burnley 0-4. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri që nga fillimi i ndeshjes ishte më e mirë dhe sulmonte portën e vendasve.

Në minutën e 22-të erdhi edhe goli i parë në ndeshje, ku asistimin e Barkleyt e shfrytëzoi mjaftë mirë Morata që shënoi për 0-1. Vendasit u munduan të rikthehen në lojë në pjesën e parë, por nuk arritën një gjë të tillë.

Me epërsinë minimale 0-1 të Chelseat përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide. Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët të cilët gjetën golin e dytë në minutën e 57-të.

Ishte mesfushori anglez Ross Barkley që me një goditje të fuqishme nga distanca shënoi për 0-2. Pesë minuta pasi shënuan golin e dytë, londinezët realizuan edhe njëherë.

Kësaj radhe sulmuesi brazilian realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës për 0-3. Krejt në fund të ndeshjes, londinezët realizuan edhe golin e katërt me anë të mesfushorit anglez Loftus Cheek. Pas kësaj fitore Chelsea ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 24 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Liverpool.

Crystal Palace i ka dhënë fund ecurisë me 11 fitore radhazi të Arsenal teksa ka barazuar në fund me ndeshjen që përfundoi 2-2. Ishte një sfidë fantastike e cila i kishte të gjitha dhe padyshim që Xhaka ishte protagonist me golin dhe faullin e shkaktuar në penalltinë e dytë të vendasve. Me këtë barazim Arsenal shkon në vendin e tij të preferuar, të katërtin.

Topçinjtë nuk e nisën mirë ndeshjen dhe ishin vendasit ata që krijuan disa mundësi të mira përpara se të kalonin në avantazh në minutën fundit të pjesës së parë.

https://twitter.com/EmeryTactic/status/1056557259420024832?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1056557259420024832&ref_url=http%3A%2F%2Flajmesportive.al%2Fbarkley-ben-te-harrohet-hazard-arsenal-ndalet-nga-crystal-palace%2F

Pas një faulli të Mustafi-t, arbitri Atkinson akordon një penallti e cila shndërrohet në gol nga Milivojevic, i cili tregoi guxim të madh ta godiste megjithëse  e humbi një javë më parë.

Pas pushimit ishte një tjetër Arsenal. Granit Xhaka me një gol të mrekullueshëm ka barazuar rezultatin në minutën e 51’. Ai lëshoi një predhë të vërtetë nga një pozicion i pjerrët duke treguar se është një mjeshtër i goditjeve standarde. Vetëm pesë minuta më pas Aubameyang përmbys rezultatin pas një topi të dukshëm me dorë të Lacazette brenda zonës. Por një tjetër penallti e Milivojevic ka barazuar rezultatin në Selhurst Park.

https://twitter.com/goalstv3/status/1056559334728065024?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1056559334728065024&ref_url=http%3A%2F%2Flajmesportive.al%2Fbarkley-ben-te-harrohet-hazard-arsenal-ndalet-nga-crystal-palace%2F