Barcelona i shënon ‘manita’ Real Madridit

Barcelona shkëlqen edhe pa Messin, “manita” në El Clasico për të fundosur Realin e Madridit

Barcelona ka turpëruar Real Madrid me rezultatin e thellë 5-1 në Camp Nou duke thelluar akoma më shumë krizën e Los Blancos. Me shumë mundësi kjo ishte ndeshja e fundit e Julen Lopetegui në stolin e Real, ndërkohë që Barça ka marrë kryesimin e renditjes së La Liga-s megjithëse mungonte ylli i ekipit Leo Messi.

Kjo humbje e dërgon skuadrën e Lopeteguit në vendin e nëntë në La Liga, me shtatë pikë më pak se lideri Barcelona.

Në një El Clasico pa prezencën e Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos për herë të parë në dekadën e fundit, i pari i lënduar ndërsa i dyti tani lojtar i Juventusit, katalonasit nuk e çanë kokën dhe e nisen furishëm takimin, raporton Gazeta Express.

Barcelona ishte më e qartë në ndërtimin e aksioneve ndaj një Real-i me probleme, sidomos në prapavijë. Dhe pas një aksioni model, vendasit marrin kryesimin me Philippe Coutinho që ka finalizuar nga pranë portës pas pasimit të bukur të Jordi Alba nga e majta.Barcelona 5-1 Real Madrid

Real nuk bën asnjë lloj reagimi teksa sulmuesit duken të përgjumur. Pas disa mundësive të mira, vendasit dyfishojnë rezultatin me penalltinë e shndërruar në gol nga Luis Suarez, i cili ja dedikon fëmijës së tretë të porsalindur.

Real mbetet i zhytur edhe pas golit të dytë, por situata ndryshon pas pushimit. Los Blancos dalin të karikuar nga dhomat e zhveshjes dhe ngushtojnë rezultatin në minutën e 50’ falë zgjuarsisë së Marcelos.Barça si lidere e La Ligas e turpëron Realit dhe vendos Lopeteguin buzë humnerës

Ndeshja bëhet e hapur, me aksione dhe raste nga të dy krahët. Benzema duhet të kishte barazuar rezultatin në minutën e 8’ kur gjendet shumë pranë portës, por goditja e tij me kokë nuk është e saktë. Në krahun tjetër, Suarez, megjithëse nuk i vjen një kros aq i mirë, arrin të godasë me dinakëri dhe shkathtësi duke shënuar golin që me siguri ka vulosur fitoren e katalanasve.

Por sulmuesi uruguaian është i pangopur dhe shënon tripletën e tij pak më pas duke bërë që në Camp Nou të fillojë festa.

Për të bërë këtë humbje të dhimbshme u përkujdes Arturo Vidal me një gol me kokë në minutën e 87-të.

Me shumë mundësi kjo do të jetë ndeshja e fundit e Julen Lopeteguit në krye të Real Madridit pasi tani nga të gjithë po pritet shkarkimi i spanjollit nga detyra e trajnerit.

Me këtë fitore ruan kryesimin e kampionatit spanjoll me 21 pikë, pas 10 ndeshjesh të luajtura.

Ndërkohë, Reali zhytet më tej në renditje. Tashmë, e sheh veten në vend të 9, me 14 pikë.