Kamza dhe Tirana, dy skuadra të zhytura në krizë rezultatesh, nuk arritën të dalin nga “errësira” që i shoqëron prej javësh, pasi në përballjen mes tyre nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, duke ndarë nga një pikë secila.
Bardheblutë e Ardian Memës, ishin më aktivë dhe më kërkues, ndonëse as vendasit e drejtuar nga trajneri elbasanas, Klodian Duro nuk mbetën mbrapa, në kërkim të fitores së munguar prej shumë javësh.
Sa i përket golave, gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, kur Tirana kaloi e para në avantazh në minutën e 64’, me sulmuesin Sentamu, që mposhti portierin e vendasve, Avdylin.
Kamza reagoi vetëm 5 minuta më vonë dhe ishte japonezi Fukui, që shfrytëzoi një top të grushtuar keq nga portieri bardheblu, për ta dërguar në rrjetë dhe për të rivendosur baraspeshën.
Pjesa e parë ishte shumë e vakët dhe me pak raste për shënim. Skuadrat ishin pragmatiste dhe për më shumë se 40 minuta munguan rastet e rrezikshme në të dyja portat. Në sekondat e fundit të fraksionit të parë, ndeshja u “ndez” disi, pasi në një fragment të shkurtër kohor të dyja skuadrat shpërdoruan raste për shënim. Filimisht ishte Roloviç që u ndal nga Lika. Më pas ishte radha e Sentamus që të shpërdoronte pas një pasimi fantastik të Grecës.
45 minutat e dyta nisin me ritëm tjetër, pasi bardheblutë ishin më kërkues. Ardian Mema dha detyra më sulmuese për skuadrën e tij. Bedri Greca mundohet t’i japë temp lojës në krahun e majtë dhe arrin të vendosë në rrezik mbrojtjen e Kamzës. Mesfushori është mjaft aktiv dhe nga këmbët e tij gatuhet dhe goli i parë i sfidës. Ish-lojtari i Kukësit në një kundërsulm të mirë nga kryeqytetasit fut një top tokazi brenda zonës për Sentamunë. Afrikani gjuan menjëherë me të majtën dhe përshëndet rrjetën në të 64′ për 0-1.
Pas kësaj ndeshjeje, si Tirana, ashtu edhe Kamza mbeten në të njëjtat pozita në renditje, konkretisht në vendin e 7 dhe të 8, por me ndryshimin se tashmë kanë nga një pikë më tepër, 9 për bardheblutë dhe 8 për kamzalinjtë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E shtunë, më 27 tetor 2018,
Ora 14:00, Stadiumi i Kamzës
KAMZA 1-1 TIRANA
Shënues: Fukui 67’/ Sentamu 63‘
FORMACIONET
Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Orelesi, Idrizaj, Mehmeti, Zisi (Rezi 56′), Mumajesi (Rami 90+1), Fukui, Rolovic, Plaku. Trajner: Klodian Duro. Të gatshëm: Kirev, Turhani, Martinen, Krasniqi.
Tirana: Lika, Doka (Maveje 46′), Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca (Halili 89′), Sentamu. Trajner: Ardian Mema. Të gatshëm: Abibi, Berisha, Muçi, Cake, Turtulli.
Kartonë të verdhë: Arrabal 30′ /Sentamu 20′, Daja 45′
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Egin Doda, Denis Rexha, Kreshnik Barjamaj.
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Sazan Velçani.
GOLAT
67′ -Pas një goditje dënimi, Plaku tenton portën, Lika grushton, por lë topin aty. Fukui e shfrytëzon këtë moment duke realizuar nga fare pranë me shumë lehtësi golin e barazimit. Japonezi nuk feston në shenjë respekti, pasi më parë ka qenë pjesë e bardhebluve.
64’ – Greca sërish vendimtar, pasi shërben saktë nga e majta për Sentamun, i cili me të majtën këtë herë në tentativën e tij të tretë mposht portierin Avdyli.
Në fazën e parë, në “Niko Dovana”, derbi i bregdetit mes Teutës dhe Flamurtarit përfundoi në barazim pa gola, ndërsa sot në Vlorë, të dy ekipet ndanë sërish pikët, por me ndryshimin se tifozët panë topin të shkojë dy herë në rrjetë.
Gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, kur Danilo Alves shënoi golin e dytë radhazi për skuadrën e teknikut Ilir Daja, duke çuar topin në rrjetën e Isli Hidit në minutën e 24-t të takimit.
Në minutat e para mungojnë rastet e rrezikshme edhe pse skuadrat luajnë hapur. Kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të Alves gjatë ekzekutimit të një goditje dënimi në minutën e 25’. Musta pason për Bathën, i cili menjëherë kroson të Busic, që e kalon te Alves. Ky i fundit me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë ta dërgoj në rrjetë duke e finalizuar në prefeksion skemën e trajnerit Ilir Daja. Ky ishte goli i dytë radhazi për Alves, pas atij një javë më parë kundër Tiranës. Në avantazh Flamurtari luan bukur dhe kërkon golin e qeteësisë. Gjithsesi “Djemtë e Detiti” barazojnë 11 minuta përpara fundit të pjesës së parë. Latif pengohet në zonë nga Veliu, por arbitri vendos të akordoj faull dhe jo penallti. Progni merr përsipër të ekzekutoj këtë goditje dhe me një gjuajtje mjeshtërore mposhti portierin Koliçi.
Në pjesën e dytë minutat e para janë monotone ndërsa mungojnë rastet e rrezikshme. Teuta i shkoi shumë afër avantazhit me anë të Latif, që provoi me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës, por Koliçi devijoi në këndore (65’). Në këto minuta Teuta luan më mirë ndërsa Progni dhe më pas Avdyli tentojnë portën, por pa arritur të mposhtin portierin Koliçi. Flamurtari vuan në këtë pjesë ndërsa shfaqin shumë nervozizëm duke shkaktuar disa faulle që irritojnë trajnerin Daja. Teuta pati një mundësi të shkëlqyer për t’i dhënë goditjen e nokautit Flamurtarit, por Gjorgjevski nuk e shfrytëzon duke gjuajtur mbi traversë edhe pse shumë afër portës (88’). Në minutën e fundit të shtesës pas një kundërsulmi Flamurtari shënoi golin e fitores, por gjyqtari Hamiti e anuloi golin për një prkej me dorë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E shtunë, më 27 tetor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
FLAMURTARI 1-1 TEUTA
Shënues: Danilo Alvesh 25’/ Progni 34′
Flamurtari: Koliçi, Veliu, Siljanovski, Pollozhani, Useini, Musta, Batha, Hyseni, Bushiç, Torrasa, Danilo Alvesh (Ribaj 76′). Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Beqaj, Deliaj, Sirgi, Kotobelli, Mustafa.
Teuta: Hidi, Gjorgievski, Bicaj, Shkalla, Ndreca, Traore (Beqja 85′), Osmani, Sidibe, Kallaku (Gashi 46′), Progni, Latif. Trajner Bledi Shkëmbi. Të gatshëm: Çeleski, Avdyli, Kamara, Vecaj, Vila.
Kartonë të verdhë: Veliu 33′, Torasa 49′, Batha 57′ Alvesh 60′, Musta 63′, Bushiç 79’/ Progni 37′
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Alfred Shkreta, Arber Zalla, Olsid Ferataj.
Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Ilirjan Kristo.
DIREKT
71’ – nëse raste mungojnë, dyluftimet në mesfushë janë të shumta, aq sa edhe Ilir Daja e ka humbur qetësinë e tij, pas një përplasje shumë pranë stolit të tij.
64′ – Avdyli provon nga distanca, por nuk është i saktë, pasi topi shkon mbi kuadrat.
34’ – Progni ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, duke çarë murin dhe duke vendosur ekuilibrin.
25’ – Danilo Alvesh sërish është vendimtar me devijimin e tij, duke e çuar topin në fundin rrjetës, pas një skeme fantastike. Ka pretendime për një pozicion të parregullt nga durrsakët, por goli konsiderohet i rregullt.
12’ – France Veliu provon menjë goditje nga distanca, por mbrojtësi vlonjate është i pasaktë dhe topi shkon disa metra mbi kuadrat.
10’ – Danilo Alvesh merr një top nga Bushiç dhe braziliani del i vetëm me portierin Hidi, por anësori ndërpret aksionin, duke sinjalizuar pozicion jashtë loje. Vendim i saktë nga ana e gjyqtarit. 10 minuta e para mjaft të ekuilibruara dhe nuk ka raste për shënim
1′ – NIS NDESHJA!