Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetin social Twitter, ku ka njoftuar se ka propozuar në postin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshin

 Ka dhënë dorëheqjen ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetin social Twitter, ku ka njoftuar se ka propozuar në postin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshin.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falënderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama.

Sandër Lleshi, ka mbajtur deri tani postin e këshilltarit për çështjet e sigurisë të kryeministrit të Shqipërisë.

Ndërkohë Fatmir Xhafaj që prej 13 shtatorit 2017, mbante postin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, ndërsa arsyet e dorëheqjes së tij ende janë të paqarta.