Parlamenti i Etiopisë emëron presidenten e parë grua

Emërimi i saj u bë me votim unanim gjatë seancës së përbashkët speciale të dy dhomave të parlamentit: Dhoma e Përfaqësuesve të Popullit dhe Dhoma e Federatës

Parlamenti etiopian sot emëroi presidenten e parë grua të vendit, Sahle-Work Zewde, duke zëvendësuar Mulatu Teshome, raporton Anadolu Agency (AA).

Zewde u bë drejtuesja e katërt e shtetit nga viti 1995, pas Negasso Gidada, Girma Woldegiorgis dhe Mulatu Teshome.

Emërimi i saj u bë me votim unanim gjatë seancës së përbashkët speciale të dy dhomave të parlamentit: Dhoma e Përfaqësuesve të Popullit dhe Dhoma e Federatës.

Parlamenti miratoi emërimin e Zewde si presidente me votim unanim, duke e bërë kështu presidentin e parë grua të Etiopisë.

Sipas ligjit etiopian, megjithatë pozita e presidentit është më shumë ceremoniale dhe me pak fuqi ekzekutive.

Fuqitë më të larta ekzekutive i përkasin kryeministrit, i cili gjithashtu është edhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Zewde gjithashtu shërbeu si kreu i zyrës së OKB-së në Kenia dhe ka një profil të gjatë diplomatik, duke shërbyer si ambasadore e Etiopisë në shumë vende.