Belgjika kryeson renditjen e FIFA-s

Belgjika e cila shënoi fitore ndaj Zvicrës me rezultatin 2-1 në UEFA Ligën e Kombeve, u rendit e para në tabelë duke tejkaluar Francën me të cilën ndanin pika të njëjta muajin e kaluar

 Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar rang listën për muajin tetor në të cilën Belgjika ka kryesuar tabelën, transmeton Anadolu Agency (AA)

Sipas klasifikimit të publikuar në ueb faqen e FIFA-s, Belgjika e cila shënoi fitore ndaj Zvicrës me rezultatin 2-1 në UEFA Ligën e Kombeve, u rendit e para në tabelë duke tejkaluar Francën me të cilën ndanin pika të njëjta muajin e kaluar.

Pas Belgjikës me 1.733 pikë, radhiten Franca me 1732 pikë dhe Brazili me 1669 pikë.

Nga vendet e rajonit Kroacia është radhitur në vendin e katërt me 1635 pikë, Sllovakia e 28-ta me 1438 pikë, Bosnjë e Hercegovina e 32-ta me 1476 pikë, Serbia e 35-ta me 1471 pikë, Mali i Zi i 39-ti me 1440 pikë, Greqia e 42-ta me 1432 pikë, Bullgaria e 45-ta me 1428 pikë, Shqipëria e 60-ta me 1372 pikë, Maqedonia e 68-ta me 1338 pikë dhe Kosova e 137-ta me 1099 pikë.

Renditja e radhës do të shpallet më 29 nëntor.