Mevlüt Çavuşoğlu: Të gjithë përgjegjësit e vrasjes së Khashoggit të gjykohen në Turqi

"Çdonjëri që është i lidhur me vrasjen duhet të hetohet dhe të gjykohet në Turqi", tha ministri Çavuşoğlu

Të gjithë personat e përfshirë në vrasjen e gazetarit brenda konsullatës saudite në Stamboll, duhet të përballen me drejtësinë në Turqi, deklaroi të enjten ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çdonjëri që është i lidhur me vrasjen duhet të hetohet dhe të gjykohet në Turqi”, tha Çavuşoğlu në Ankara, në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun palestinez, Riyad al-Maliki.

Kryediplomati turk shtoi më tej se vendi i tij ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të zbardhur rastin e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi.

Ditë më parë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, paraqiti gjetjet fillestare të hetimit të kryer nga Turqia, ku tha se vrasja e Khashoggit ishte e paramenduar