Erdoğan: Pavarësia e gjyqësorit, kusht i domosdoshëm

"Ashtu sikurse pavarësia e gjyqësorit është kusht i domosdoshëm i demokracisë, po ashtu edhe juristokracia është një kërcënim po aq i madh”, theksoi Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se ashtu sikurse pavarësia e gjyqësorit është kusht i domosdoshëm i demokracisë, edhe juristokracia është një kërcënim po aq i madh, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ata të cilët gjatë marrjes së vendimeve, në vend të mendjes dhe ndërgjegjes kanë vendosur fanatizmin ideologjik, në vend të pavarësisë dhe paanshmërisë kanë vepruar sipas urdhërave nga kryesuesit e FETO-s, kanë sjellë Turqinë në prag të një fatkeqësie të madhe”, tha Erdoğan në një simpozium në Ankara.

“Ashtu sikurse pavarësia e gjyqësorit është kusht i domosdoshëm i demokracisë, po ashtu edhe juristokracia është një kërcënim po aq i madh”, theksoi ai.

“Veprimi i organeve të ligjit duke i mbetur besnik kornizës ligjore, është shumë më i rëndësishëm se qëndrimi i institucioneve, organizatave dhe personave të tjerë. Një moskujdes apo shkelje shumë e vogël që mund të ndodhë në këtë çështje, jo vetëm që do të dëmtojë besimin e popullit tonë për gjyqësorin, por në të njëjtën kohë do të shkaktojë dëme të vështira të cilat nuk kanë përmirësim as në menaxhim”, shtoi më tej Erdoğan.