Demonstrata kundër Brexit dhe thirrje për referendum të ri

Rreth 150 autobusë sollën në Londër demonstruesit nga e mbarë vendit. Është planifikuar të mbahet një miting në Sheshin e Parlamentit para Pallatit Westminster

Demonstruesit kundër Brexit u mblodhën në qendër të Londrës në një tubim për të thirrur një referendum të ri mbi daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 150 autobusë sollën në Londër demonstruesit nga e mbarë vendit. Shëtitja e qetë filloi në mesditë, ndërsa më pas është planifikuar të mbahet një miting në Sheshin e Parlamentit para Pallatit Westminster.

“Kaosi i ri i kësaj jave dhe konfuzioni rreth negociatave mbi Brexit kanë treguar se edhe marrëveshja më e mirë që ishte deri më tani në qarkullim është e keqe për Britaninë. Votuesit nuk do ta falin, as nuk do ta harrojnë nëse deputetët lejojnë këtë Brexit të mjerë të vazhdojë pa mos thënë populli fjalën e fundit”, tha Andrew Adonis, pjesëtar laburist i Dhomës së Lordëve.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të vitit 2019, por për momentin ka shumë mosmarrëveshje në negociatat e të dy palëve.