Antonio Guterres për Khashoggi; Të kryhet hetim i shpejtë, gjithëpërfshirës dhe transparent

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres tha se ndjehen të hidhëruar nga vdekja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi dhe bëri thirrje për një hetim të shpejtë, gjithëpërfshirës dhe transparent.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric bëri një deklaratë me shkrim pas konfirmimit të vdekjes së Khashoggi.

Ai shprehu se Guterresi ka pritur me hidhërim të thellë vdekjen e Khashoggi dhe i përcjell ngushëllimet familjes dhe miqve të tij.

Dujarric citon Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres të ketë bërë thirrje për një hetim të shpejtë, gjithëpërfshirës dhe transparent në lidhje me vdekjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Udhëheqja e Arabisë Saudite, bëri të ditur se gazetari saudit, Jamal Khashoggi, i cili u zhduk në 2 tetor pasi hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll “humbi jetën si pasojë e debatit të kthyer në sherr me nënshtetasit saudit në konsullatë”./TRT