Presidenti Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës, në bisedën e djeshme, u shqyrtua çështja e gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi.
Presidenti Erdogan dhe Mbreti Selman nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vende për ecurinë e hetimit të filluar për zbardhjen e fatit të Khashoggi.
Në bisedë u ndanë informacionet reciproke në lidhje me ecurinë e hetimit, që zhvillohet nga të dyja vendet.
Presidenti Recep Tajip Erdogan dhe Mbreti i Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz në lidhje me këtë temë kishin biseduar edhe mbrëmjen e të dielës (një javë më parë)./TRT