Ministri i jashtëm turk Çavuşoğlu takon kryeministrin Haradinaj

Në fokus të takimit ishin diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare

 Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fokus të takimit ishin diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në takim ishin prezent edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yağcılar, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe zyrtarë të tjerë.

Ministri Çavuşoğlu, do të realizojë takim edhe me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli.

Ai dje është takuar me Pacollin, pas së cilës kanë mbajtur konferencë shtypi të përbashkët. Çavuşoğlu gjithashtu është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi.

Çavuşoğlu pritet që sot të vizitojë qytetin e Prizrenit.