Libani falënderon Turqinë për mbështetjen në takimet ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes së Libanit, Yacoub Sarraf, falënderoi të enjten Turqinë për mbështetjen e ushtrinë libaneze në Ministerialin në Mbështetje të Forcave të Armatosura dhe Forcave të Sigurisë së Brendshme të Libanit, mbajtur në Romë më 15 mars 2018...

Ministri i Mbrojtjes së Libanit, Yacoub Sarraf, falënderoi të enjten Turqinë për mbështetjen e ushtrinë libaneze në Ministerialin në Mbështetje të Forcave të Armatosura dhe Forcave të Sigurisë së Brendshme të Libanit, mbajtur në Romë më 15 mars 2018 nën mbikëqyrjen e Grupit Ndërkombëtar të Mbështetjes për Libanin (ISG) dhe kryesinë e Kombeve të Bashkuara dhe Italisë.

Siç bën të ditur Ministria libaneze e Mbrojtjes përmes një komunikate me shkrim, ministri Sarraf ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Turqisë në Bejrut, Hakan Çakil, me të cilin kanë biseduar për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, për situatën e përgjithshme në Liban dhe rajon, si dhe për rolin e Turqisë në rajon.

Komunikata njofton gjithashtu se ministri libanez i Mbrojtjes e ka informuar ambasadorin turk edhe për pasqyrimet negative të krizës së refugjatëve sirianë mbi vendin e tij.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) pati njoftuar në fund të vitit 2017 se në Liban ishin strehuar 997 mijë refugjatë sirianë.

Duke tërhequr vëmendjen mbi mungesën e theksuar të mbështetjes së shoqërisë ndërkombëtare për refugjatët në Liban, Bejruti zyrtar bën thirrje prej tashmë disa muajsh që refugjatët sirianë të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre.

Në Takimin e Ministrave në Mbështetje të Forcave të Armatosura dhe Forcave të Sigurisë së Brendshme të Libanit, mbajtur në Romë më 15 mars 2018 nën mbikëqyrjen e Grupit Ndërkombëtar të Mbështetjes për Libanin (ISG) dhe kryesinë e OKB-së dhe Italisë, Turqia u premtoi mbështetje Forcave të Armatosura të Libanit për të shtuar ndihmat ushtarake ndaj institucioneve libaneze të sigurisë gjatë viteve në vijim.

Forca paqeruajtëse e Përkohshme e OKB-së në Liban (UNIFIL) u themelua për herë të parë në vitin 1978, pas tërheqjes së Izraelit nga ky vend, për të garantuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për konfirmuar rivendosjen e autoritetit të qeverisë libaneze në rajon.

Më 5 shtator 2006, pas përfundimit të konfliktit 34-ditor apo luftës së dytë ndërmjet Izraelit dhe Libanit, Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi një rezolutë për të dërguar një kontingjent ushtarësh turq si forcë shtesë për UNIFIL-in. Ndërsa të mërkurën, Parlamenti i Turqisë zgjati edhe një vit tjetër praninë ushtarake turke në Liban./TRT