Kremlini: Shpërthimi në Krime mund jetë sulm terrorist

Peskov tha se presidenti Putin ka urdhëruar organet e hetuesisë dhe inteligjencën të bëjnë hetime të detajuara

Kremlini sot tha se shpërthimi i ndodhur në një fakultet në Krime, gadishullin e aneksuar nga Rusia në vitin 2014, në të cilin jetën humbën të paktën 10 persona mund të jetë sulm terrorist, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet ruse kanë konfirmuar se të paktën 10 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur në shpërthimin në Universitetin e qytetit Kerchi në Detin e Zi.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, tha se zyrtarët janë duke shqyrtuar mundësinë e sulmit terrorist por nuk dha detaje të tjera.

Peskov tha se presidenti Putin ka urdhëruar organet e hetuesisë dhe inteligjencën të bëjnë hetime të detajuara dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave.