Si pasojë e përplasjes së një minibusi i cili bartte emigrantët e parregullt me një kamion në Greqi, 11 persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave vendase një minibus i cili udhëtonte nga qyteti Kavala në drejtim të Selanikut ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe dhe është përplasur me kamionin që vinte nga korsia e kundërt. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 11 persona në minibus ndërsa shoferi i kamionit ka pësuar plagë të lehta.
Si pasojë e aksidentit që të dy mjetet u përfshinë nga zjarri.
Trupat e pajetë të personave u dërguan në spitalin shtetëror të Kavalës për autopsi.