Sondazhi: BE-ja “është e parëndësishme” për shumicën e qytetarëve evropianë

Një sondazh i institutit të mendimit “Miqtë e Evropës”, (think-tank) me seli në Bruksel, zbuloi të premten se shumica e qytetarëve evropianë besojnë se blloku 28-anëtarësh “do të mbetet i parëndësishëm” për ta pa reforma...

Një sondazh i institutit të mendimit “Miqtë e Evropës”, (think-tank) me seli në Bruksel, zbuloi të premten se shumica e qytetarëve evropianë besojnë se blloku 28-anëtarësh “do të mbetet i parëndësishëm” për ta pa reforma.

Sipas sondazhit, i cili u realizua si pjesë e projektit të tij “Evropa Vlen” (#EuropeMatters), 64 për qind e evropianëve nuk janë të bindur se standardet e tyre të jetesës do të ishin më të këqija pa Bashkimin Evropian, ndërsa 49 për qind e qytetarëve evropianë mendojnë se BE-ja është e parëndësishme.

“Më tepër se një e treta e evropianëve duan më shumë transparencë kur bëhet fjalë për mënyrën se si BE-ja po shpenzon para”, potencon sondazhi.

Pasi nënvizon se evropianët “duan të kenë më shumë të drejtë fjale”, sondazhi zbulon po ashtu se ata janë të ndarë në rolin parësor të bllokut, pasi “40+ për qind e qytetarëve në Vishegrad dhe vendet e Evropës Jugore mendojnë se fokusi kryesor i BE-së duhet të jetë përmirësimi i rritjes ekonomike”.

“32 për qind e skandinavëve, 36 për qind e francezëve dhe 37 për qind e gjermanëve duan që BE-ja të promovojë vlerat dhe demokracinë në të gjithë Evropën”, shton sondazhi i institutit “Miqtë e Evropës”.