Donald Trump do të presë në Shëpinë e Bardhë pastorin Brunson

Presidenti i SHBA-ve Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë pastorin amerikan Brunson, i cili dje nga gjykata në Izmir u dënua me tre vite e një muaj e gjysmë burgim

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë pastorin amerikan Andrew Craig Brunson, i cili dje nga gjykata në Izmir u dënua me tre vite e një muaj e gjysmë burgim nën akuzat për kryerje të veprave penale dhe të spiunimit në emër të organizatave terroriste FETO dhe PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump në Shtëpinë e Bardhë dje foli në lidhje me pastorin Brunson i cili u lirua duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest.

“Kemi një lajm të mirë. Pastori Andrew Brunson ka hipur në avion nga Turqia. Ashtu siç unë e di është në gjendje të mirë. Me gjasë do të ndalet në Gjermani për kontrolle. Me shumë gjasë të shtunën do të jetë në Zyrën Ovale. Kjo nuk ka ndonjë lidhje me diçka. Nuk kemi bërë ndonjë marrëveshje”, tha presidenti Trump.

Kujtojmë se gjykata turke e ka dënuar me tre vite e një muaj e gjysmë pastorin amerikan Andrew Cragig Brunson, i cili deri më tani gjendej në arrest shtëpiak nën akuzat për kryerje të veprave penale dhe të spiunimit në emër të organizatave terroriste FETO dhe PKK. Duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest, gjykata vendosi që ai të lirohet.