Donald Trump do të bisedojë me Mbretin Salman për rastin Khashoggi

Presidenti amerikan Trump ka deklaruar se do të bisedojë me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz në lidhje me fatin e gazetarit saudit Jamal Khashoggi

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se do të bisedojë me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz në lidhje me fatin e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para një aktiviteti të mbajtur në shtetin federal Ohio të SHBA-ve, ku foli edhe për rastin e gazetarit të zhdukur Khashoggi.

Në lidhje me pyetjen nëse ka biseduar apo jo me Mbretin Salman, Trump tha: “Ende nuk kam biseduar por do ta thërras dhe do të bisedojë me mbretin Salman”.

Ai tha se Arabia Saudite, Turqia dhe SHBA-të po vazhdojnë punimet në lidhje me rastin. “Kjo me të vërtetë potencialisht është një gjendje shumë e keqe. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post”, Khashoggi u zhduk më 2 tetor, pasi kishte hyrë në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Ai ishte i njohur si kritikues i politikave që udhëheqë qeveria aktuale saudite.

Trump në një deklaratë të mëparshme në lidhje me çështjen ka thënë se ka biseduar me një zyrtar të nivelit më të lartë të Arabisë Saudite, duke mos zbuluar emrin e tij.