Qeveria e Malajzisë planifikon heqjen e dënimit me vdekje

Mbi 1.200 persona në Malajzi presin ekzekutimin. Në këtë vend dënimi me vdekje është i paraparë për një spektër të gjerë të veprave penale, mes të cilave janë vrasje, tregtia me drogë, tradhtia dhe terrorizmi

 Qeveria e Malajzisë pretendohet se është duke planifikuar që të heq dënimin me vdekje për të gjitha veprat penale dhe të ndalojë kryerjen e të gjitha ekzekutimeve, që është një hap i rrallë kundër dënimit me vdekje në Azi dhe të cilin sot si përparim të madh e vlerësuan organizatat që luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbi 1.200 persona në Malajzi presin ekzekutimin. Në këtë vend dënimi me vdekje është i paraparë për një spektër të gjerë të veprave penale, mes të cilave janë vrasje, tregtia me drogë, tradhtia dhe terrorizmi.

Ministri malajzian i Drejtësisë, Liew Vui Keong, të mërkurën bëri të ditur se Qeveria ka pranuar heqjen e dënimit me vdekje dhe se pret ligje shtesë për ndryshimet rreth dënimit me vdekje, pasi Parlamenti të hënën vazhdoi me punë, raportuan mediat lokale.

Koalicioni i mbledhur rreth kryeministrit Mahathir Mohamad arriti një fitore të rëndësishme në zgjedhjet e 9 majit këtë vit përballë koalicionit që ka qenë i lidhur me skandale të shumta. Midis premtimeve të Mohammed, të cilën e dha gjatë fushatës, është çrrënjosja e korrupsionit dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Malajzi.

Shumë vende aziatike, siç janë Kina, Singapori, Indonezia, Tajlanda, Vietnami, ende e kanë dënimin me vdekje.