Edi Rama: Izolim dhe monitorim të rreptë për anëtarët e krimit të organizuar gjatë dënimit

Kryeministri Edi Rama theksoi paraditen e së martës se qeveria “do të ndërmarrë një vendim ligjor për të dyshuarit apo për të dënuarit të përfshirë në krim të organizuar, të cilët do t’i nënshtrohen një regjimi të ri shumë të rreptë izolimi dhe monitorimi, duke i ndërprerë komunikimin e brendshëm e të jashtëm për gjithë kohën e dënimit”.

Të dyshuarit apo të dënuarit për përfshirje në krim të organizuar apo organizata terroriste do t’i nënshtrohen një regjimi të ri shumë të rreptë izolimi dhe monitorimi, duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit.

Lajmi u bë i ditur sot gjatë një konference për shtyp, nga Kryeministri Edi Rama, i cili informoi mbi këtë ndryshim të ri ligjor për të dyshuarit, apo të dënuarit për përfshirje në krim të organizuar e organizata terroriste.

Kryeministri theksoi se ky është një model që i referohet aspektit të legjislacionit penitenciar që italianët e pagëzojnë me emrin 41 bis.

“Këta lloj përfaqësuesish të botës së krimit do të kenë kontakte shumë të kufizuara me qeniet e tjera njerëzore dhe do të jenë shumë rreptësisht të monitoruar për gjithë kohën e vuajtjes së dënimit të tyre”, theksoi Rama. /