Edi Rama: Në 1 janar mbyllen lojërat e fatit. Për 24 orë të hiqen reklamat e basteve nga mediat

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga data 1 janar “do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë”, por edhe “bastet sportive me kuaj, qen apo çdo skllav tjetër të faunës”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga data 1 janar “do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë”, por edhe “bastet sportive me kuaj, qen apo çdo skllav tjetër të faunës”.

Gjithashtu, Rama tha se “Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT”.

“Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Paralajmëroj gjithashtu televizionet, radiot, por edhe portalet që brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve që kanë”, u shpreh Rama.

“Ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do të ngrihet më asnjë qepen i kazinove elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katror tokë të Republikës së Shqipërisë”, nënvizoi Rama.

Sipas ligjit, vijoi ai, duke nisur nga 31 dhjetor do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi sotëm përfshin dhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, qenë apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare”.

“Po punohet për regjimin e ri të licencimit dhe kontrollit të kësaj veprimtarie në distancë, nëpërmjet internetit dhe brenda këtij afati 31 dhjetorit ne do të kemi një regjim të ri gati”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin, vijoi Rama, për ligjin ekzistues me metodat që e çan koalicionin qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti , marrëzi kombëtare sqaroj edhe një gjë tjetër se Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazioneve elektronike, ose siç njihen në gjuhën zyrtare VLT. Duke qenë se Llotaria Kombëtare është një koncesion i bërë në të shkuarën dhe bazohet në një ligj të veçantë”.