Në bazë të 43.42 për qind të fletëvotimeve të numëruara, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë e Hercegovinës (KQZ BeH), në garën për anëtarë të Presidencës nga komuniteti boshnjak është duke udhëhequr kandidati i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) Shefik Xhaferoviç me 100.872 ose 37.97 për qind të votave, raporton Anadolu Agency (AA).
I dyti radhitet Denis Beçiroviç nga Partia Social Demokratike (SDP) me 88.745 ose 33.40 për qind, i ndjekur nga Fahrudin Radonçiç i Aleancës për një të Ardhme më të Mirë (SBB) me 32.816 ose 12.35 për qind, kandidati i pavarur Mirsad Haxhikadiç me 22.712 vota ose 8.55 për qind, Senad Shepiç nga Blloku i Pavarur me 16.297 ose 6.13 për qind dhe Amer Jerlagiç nga Partia për BeH me 4.227 vota ose 1.59 për qind.
Në garën për anëtarin kroat të Presidencës së BeH-së kryeson Zheljko Komshiç nga Fronti Demokratik (DF) me 96.182 vota, ose 49.47 për qind, i dyti është Dragan Çoviç i Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ) të BeH me 75.170 ose 38.66 për qind, pasuar nga Diana Zelenika Bashkësia Demokratike Kroate 1990 (HDZ1990) me 13.462 ose 6.92 për qind, Borish Falatar nga Partia Jonë me 6.274 ose 3.23 për qind Jerko Ivankoviç Lijanoviç nga Partisë Popullore e Progresit (NSRzB) me 3.351 vota ose 1.72 për qind.
Sa i përket Republikës Sërpska, Milorad Dodik nga Aleanca Social Demokrate e Pavarur (SNSD) fitoi 127.263 vota ose 55.15 për qind të votave, i ndjekur nga Mladen Ivaniç nga Aleanca për Fitore me 96.879 ose 41.98 për qind, dhe Gojko Kliçkoviç nga SDS me 3.433 ose 1.49 për qind dhe Mirjana Popoviç SNS me 3.185 ose 1.38 për qind.
Ndërkaq për anëtarët e Presidencës së Federatës së BeH-së, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ka 460.491 vota të vlefshme, 17.031 prej tyre janë fletëvotime të pavlefshme (bosh) dhe 36.310 fletëvotime jovalide.
Në RS janë 230.762 fletëvotime të vlefshme, përfshirë 7.338 të pavlefshme dhe 14.038 fletëvotime jovalide.
Për përbërjen e re të Presidencës së BeH-së kanë mbetur të numërohen edhe 56.58 për qind të fletëvotimeve.