UFC/ Nurmagmedov i papërmbajtshëm, 4 raunde për të mposhtur “mistrecin” McGregor

Grintë kaos dhe në fund një fitues. Khabib Nurmagmedov është fituesi i duelit më të madh të UFC. 

Grintë kaos dhe në fund një fitues. Khabib Nurmagmedov është fituesi i duelit më të madh të UFC.

Rusi mposhti pas 4 raundeve irlandezin Conor McGregor duke mbrojtur titullin kampion për pesha të lehta dhe vendosur një rekord, 27 ndeshje, 27 fitore.

Në T-Mobile Arena takimi nisi i vrullshëm për rusin që i favorizuar dhe nga forma fizike nënshtroi kundërshtarin, i cili mbahej në këmbë më tepër prej egos se sa prej gjendjes, pasi goditjet e njëpasnjëshme të Nurmagmedov i shkaktuan plagë të mëdha.

Me këtë ritëm vijoi dhe raundi i dytë, me Nurmagmedov që dominonte dhe McGregor që tentonte të bënte “mistrecin”, duke gjetur kohën e duhur për t’i dhënë fund “maktheve”, raporton Oranews.

Një gjë të cilën e bëri për pak çaste në raundin e tretë pasi i shtyrë dhe nga tifozët vendosi në vështirësi rusin. Megjithatë raundi i katërt foli sërish për Nurmagmedov që zbrazi një artileri grushtesh dhe shkelmash në trupin e McGregor duke mos i lënë alternativa të shumta irlandezit përveçse të dorëzohet.

Por i njohur për karakterin e tij të vështirë McGregor tenton ta zgjas lojën dhe jep “show” në përfundim të takimit, pasi tenton të godas pabesisht kundërshtarin, por Security janë aty për të neutralizuar gjithçka.