Tërhiqet nga politika ish-kancelari austriak Kern

"Nuk jam një politikan profesionist, dëshiroj t’i kthehem botës së biznesit. Është vendim personal dhe nuk ndjej keqardhje", tha Kern

Ish-kancelari austriak, Christian Kern, president i Partisë Social Demokratike të Austrisë (SPO), ka vendosur të tërhiqet nga jeta politike aktive, raporton Anadolu Agency (AA).

Kern tha se ai kishte braktisur tregtinë dhe menaxhimin për t’iu kushtuar politikës, për të shtuar se tashmë nuk dëshiron të mbetet në politikë gjatë tërë jetës së tij.

Ish-kancelari Kern, tha se është lodhur nga politika dhe intrigat brenda saj. “Nuk jam një politikan profesionist, dëshiroj t’i kthehem botës së biznesit. Është vendim personal dhe nuk ndjej keqardhje”, theksoi Kern.