Serbia heq gjendjen e gatishmërisë së lartë ushtarake

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Vuçiç në përputhje me kompetencat e tij, ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtamadhorisë që të "deaktivizojnë forcat për reagim të shpejtë"

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot vendosi të heq gjendjen e gatishmërisë së lartë luftarake të Ushtrisë së Serbisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes tha se Vuçiç, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Mbrojtje, ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë Milan Mojsiloviç që të “deaktivizojnë forcat për reagim të shpejtë”.

“Ushtria e Serbisë në bashkëpunim me strukturat e tjera të sigurisë së Serbisë në përputhje me urdhrin e Komandantit Suprem edhe më tej vazhdon të monitorojë situatën e sigurisë dhe është e gatshme në çdo kohë të mbrojë vendin dhe të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht se ku jetojnë ata”, thuhet në deklaratë.

Vuçiç urdhrin në lidhje me vënien e ushtrisë në gatishmëri luftarake e solli të shtunën më 29 shtator, siç njoftoi Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç, se njësitë speciale të policisë së Kosovës ROSU “pushtuan” Liqenin e Ujmanit në veri të Kosovës.

Liqeni i Ujmanit atë ditë u vizitua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.