Valtteri Bottas arriti të jetë më i shpejtë nga kolegu i tij në Mercedes dhe kryesuesin e kampionatit të Formula 1 Lewis Hamilton duke fituar ‘pol position’ në garën për Çmimin e Madh në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Piloti finlandez në kualifikimet e sotme në Soçi realizoi kohën në 1:31,387. Në pozitën e dytë është Lewis Hamilton ndërsa i treti kunkuruesi i tyre i vetëm për titullin e kampionit të Formula 1, piloti i Ferrarit Sebastian Vettell.
Në prag të garës së nesërme për Çmimin e Madh të Rusisë Hamilton kryeson tabelën me 281 pikë, i ndjekur nga Vettell me 40 pikë më pak. Në renditjen e konstruktorëve Mercedes prin me 452 pikë, i ndjekur nga Ferrari me 415 pikë.