Erdoğan në Berlin: Nuk keni të drejtë të kritikoni gjyqësorin në Turqi

Duke iu refereuar organizatës terroriste FETO, Erdoğan ka theksuar se mijëra pjesëtarë të organizatës terroriste PKK ndodhen në Gjermani dhe se këta janë të shpërndarë në vende të ndryshme

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka dekluar se në takim kanë arritur konsensus për funksionalizimin e mekanizmave për bashkëpunim, të cilat nuk funksionon për një kohë midis dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për media, presidenti Erdoğan ka bërë të ditur se planifikojnë që të përmbushin sa më parë gjashtë kriteret e mbetura për çështjen e liberalizimit të vizave.

Duke iu refereuar organizatës terroriste FETO, presidenti Erdoğan ka theksuar se mijëra pjesëtarë të organizatës terroriste PKK ndodhen në Gjermani dhe se këta janë të shpërndarë në vende të ndryshme.

Ai po ashtu ka deklaruar se, “Unë nuk kam të drejtë të kritikoj sistemin e drejtësisë në Gjermani dhe as ju nuk keni të drejtë të kritikoni sistemin gjyqësor në Turqi”.

Ndërkaq, kancelarja Merkel, nga ana e saj, ka dënuar tentativën e 15 korrikut të vitit 2016 për grusht shtet në Turqi, duke theksuar se, “Kemi nevojë për më shumë informacione që lëvizjen Gulen ta klasifikojmë si PKK”.

Merkel ka shtuar se, “Ne si Gjermani duam një Turqi stabile, e cila rritet në mënyrë të qëndrueshme në ekonomi”.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se po punojnë që samiti për çështjen e Sirisë me katër liderë të mbahet gjatë muajit nëntor.