FF e Kosovës pranohet në Konventën e Arbitrimit të UEFA-s

Procedura e tërheqjes për kualifikimet e "EURO 2020" do të mbahet në Qendrën e Kongreseve në Dublin më 2 dhjetor 2018 me fillim në ora 11:00 sipas kohës lokale

Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar si anëtare e Konventës së Arbitrimit të UEFA-s, u vendos sot në seancën e Këshillit Drejtues (KD) të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në Nion të Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Procedura e tërheqjes për kualifikimet e ‘EURO 2020’ do të mbahet në Qendrën e Kongreseve në Dublin më 2 dhjetor 2018 me fillim në ora 11:00 sipas kohës lokale”, njoftoi Aleksander Çeferin, presidenti i UEFA-s duke shtuar se do të formohen 10 grupe me nga 5 apo 6 ekipe, dhe se dy nga ekipet e ranguara do të sigurojnë plasman për Kampionatin e ardhshëm Evropian, ndërsa 4 pjesëmarrësit e tjerë do të dihen pas barazhit në Ligën e Kombeve.

Nikoqiri i ndeshjes finale të Ligës së Kombeve do të caktohet më 3 dhjetor në seancën e KD të UEFA-s në Dublin.

Këshilli Drejtues i UEFA-s në seancën e sotme në Nion organizimin e Kampionatit Evropian 2019 në futsal për femra ia besoi Portugalisë.

Ndërsa për organizator të Kampionatit Evropian në futsal U-19 u caktua Letonia.