Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Bin Mohamad, ka reaguar ndaj politikave të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, duke u shprehur se “është problem i madh të ballafaqohesh me njerëz që nuk janë konsekuent”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mohamad në qytetin New York të SHBA-ve, ku ndodhet për sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), është shprehur se, “Trump ndryshon pikëpamjet e tij brenda orësh. Është problem i madh të ballafaqohesh me njerëz që nuk janë konsekuent”.
Duke folur edhe për konfliktin tregtar mes SHBA-ve dhe Kinës, Mohamad tha se, “Politika e ndjekur nga Trump po minon përpjekjet e SHBA-ve në Azi. Nga konflikti tregtar mes dy shteteve me ekonomitë më të mëdha në botë, parashikoj se SHBA-të do të dalin me pasoja”.
Kryeministri Mohamad theksoi se në kuadër të konfliktit të tregtisë, SHBA-të duhet të dinë historinë e Kinës në rajon, duke shtuar se, “Kina është për katër mijë vite në këtë rajon. Në këtë rajon duhet të mësohet të jetohet me Kinën”.