Pretendohet se SHBA do të tërheqë sistemet Patriot nga Lindja e Mesme

Në lajm vendimi për transferimin e sistemeve të mbrojtjes raketore Patriot nga Lindja e Mesme është vlerësuar si një prej shembujve më konkretë se Pentagoni do të fokusohet në kërcënimet që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Pretendohet se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) muajin e ardhshëm do të heqë sistemin e mbrojtjes raketore Patriot në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Washington Post” në lajmin e saj të bazuar në zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë, ka pretenduar se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, në kuadër të riorganizimit të aftësive dhe fuqive muajin e ardhshëm ka marrë vendimin për të hequr 4 sistemet e mbrojtjes raketore Patriot në Jordani, Kuvajt dhe Bahrein.

Në lajm vendimi për transferimin e sistemeve të mbrojtjes raketore Patriot nga Lindja e Mesme është vlerësuar si një prej shembujve më konkretë se Pentagoni do të fokusohet në kërcënimet që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Sipas lajmit, zyrtarët kanë bërë të ditur se sistemet Patriot do të zhvendosen 2 nga Kuvajti dhe nga një në Jordani dhe Bahrein, dhe gjithashtu janë shprehur se për sistemet jashtë funksioni ende nuk ka ndonjë plan nëse do të vendosen apo jo në ndonjë vend tjetër.

Sistemet Patriot të përdorura më shumë për mbrojtjen e bazave dhe pikave ushtarake të SHBA-ve në këto vende, kanë një rëndësi edhe për mbrojtjen efektive të aleatëve të saj.

Ndërkohë, nga Komanda Qendrore e SHBA-ve ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.