Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim në kuadër të kontakteve zyrtare në Uzbekistan, u prit në takim nga ana e Presidentit të këtij vendi, Shevket Mirzijojev.
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim në kuadër të kontakteve zyrtare në Uzbekistan, u prit në takim nga ana e Presidentit të këtij vendi, Shevket Mirzijojev.
Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e pritjes, Presidenti Mirzijojev tha se në saje të vullnetit politik dhe përpjekjeve të përbashkëta marrëdhëniet tradicionale turko-uzbeke arritën në nivelin e partneritetit strategjik, ndërsa shtoi se marrëveshjet e nënshkruara në fusha të ndryshme mes Turqisë dhe Uzbekistanit vendosen mbi themele më të forta në saje të këtyre vizitave dhe shndërrohen në bashkëpunime konstruktive.
Presidenti Mirzijojev gjithashtu bëri të ditur se krahas vënies në jetë të marrëveshjeve rëndësi të veçantë kanë edhe përkrahjet aktive të parametrave për mbështetjen e programeve të përbashkëta dhe të projekteve të bashkëpunimit.
Ndërkaq Kryeparlamentari, Binali Yildirim nga ana e tij tha se kanë pritur me kënaqësi reformat e mëdha të realizuara kohëve të fundit në Uzbekistan, ndërsa shtoi se Turqia është e gatshme për të dhënë çdo lloj përkrahje për projektet e zhvillimit të ekonomisë dhe sektorit shoqëror të Uzbekistanit.
Gjatë takimit palët vendosën për të thelluar edhe më shumë marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe ato strategjike në afat të gjatë.
Kryeparlamentari Binali Yildirim më pas u takua me Kryeministrin e Uzbekistanit, Abdulla Aripov me të cilin biseduan për marrëdhënie dypalëshe.
Yildirim gjithashtu vizitoi përmendoren e Pavarësisë dhe Humanizmit në kryeqytetin Tashkent dhe vendosi kurora me lule./TRT