Juventus nuk ka nevojë për CR7, fitojnë manchester United, Real Madrid dhe Bayern, Lyon befason Man.City

Real brutal, kampionët nuk e përfillin Romën. Juventus nuk ka nevojë për Cristiano Ronaldon. Pogba udhëheq Manchester United. Bayern fiton ndaj benfica. Lyon është surpriza e mbrëmjes...

Real Madrid e ka nisur me sukses mbrojtjen e titullit teksa mposhtur me rezultatin 3-0 AS Roma-n. Megjithëse dominoi ndeshjen që nga minuta e parë duke krijuar disa mundësi goli, duhej pritur minuta e fundit e pjesës së parë për të parë golin e parë të edicionit të ri.

Ishte pikërisht Isco me një perlë nga goditja standarde që i dha avantazhin Los Blancos në minutën e 45’. Pas pushimit Roma tregohet më agresive por ndëshkohet nga goli i dytë i shënuar nga Gareth Bale. Duke mos pasur më presion, Roma mundohet të bëjë lojën e saj dhe arrin të prodhojë disa mundësi për të rihapur ndeshjen por që ndalet nga një Keylor Navas në super formë.

Një tjetër rekord që ia vlen të përmendet është ai i Sergio Ramos, i cili ka kaluar Paul Scholes me kartonin e 37-të të marrë në Champions League. Në fund kishte edhe disa minuta për Mariano, i cili shënon një gol “all” Ronaldo në ndeshjen e parë të sezonit në Champions League. Ndërkohë në përballjen tjetër të grupit G, Plzen barazuar 2-2 ndaj CSKA Moscow.

Lyon ka befasuar të gjithë teksa ka mposhtur Manchester City-n në Etihad me rezultatin 2-1. Padyshim që mungesa e Guardiola-s ka ndikuar te dështimi i papritur i Qytetarëve të cilët ishin hija e vetvetes mbrëmjen e sotme. Dy gola brenda pjesës së parë i kanë dhënë një goditje të rëndë lojtarëve të City-t. Cornet në të 26-ën dhe Fekir në të 43-ën kanë mundësuar avantazhin e dyfishtë për francezit. Pas pushimit anglezët mundohen të rifuten në lojë dhe ngushtojnë rezultatin me golin e Bernardo Silva-s, por nuk arriti të përmbyste rezultatin.

Pas pushimit ishte djaloshi i rritur te Benfica Renato Sanches, i cili deri para disa muajsh është cilësuar një dështim, ai që dyfishon rezultatin pas një aksioni spektakolar të gjermanëve. Pas golit Bayern arriti ta menaxhonte shumë mirë lojën duke treguar edhe njëherë eksperiencën e madhe që ka në këtë kompeticion.

Dy penallti të shënuara nga Miralem Pjanic i ka dhënë Juventus fillimin e ëndërruar në Champions League, me fitoren 2-0 në “Mestalla” kundër Valencia, edhe pse luajti me një futbollist më pak për një orë lojë.

Kjo është hera e parë në historinë e Champions League që Juventus fiton me dy penallti në transfertë.

Ndeshja pati një surprizë të madhe 15 minuta para fundit të pjesës së parë.

Cristiano Ronaldo e ka mbylli pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë në Champions League me fanellën e Juventus.

Golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencia.

Portugezi u ndëshkua maksimalisht nga gjyqtari gjerman Felix Brych, si pasojë e një gjesti anti-sportiv ndaj Jeison Murillo në zonën e Valencia.

Ky ishte kartoni i kuq për “CR7” në 154 ndeshje në Champions, i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta.

Edhe pse me një lojtar më pak, Juventus e gjeti dy herë golin, të dyja raste me penallti të merituara, që konfirmon se është pretendente për të fitore trofeun.

Në minutën e fundit, të gjashtën shtesë, Valencia humbi penallti, si mundësia e vetme për të shënuar golin e nderit. Tentativa e Parejo u prit nga Sczezny.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, një tjetër “gjigant” europian, Manchester United e ka nisur Champions League me këmbën e duhur. United fitoi 3-0 në fushën e Young Boys.

Fitorja e “djajve” u ndërtua me dy gola në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë, të dy të shënuar nga Paul Pogba, i dyti me penallti.

Të besuarit e Jose Mourinho kompletuan tripletën, që i ngjit në vendin e parë të grupit me golin e Anthony Martial, në minutën e 66-të, me asist të Paul Pogba.

Mançester Siti është një skuadër e brishtë në Champions. Sitizëns e konfirmuan këtë edhe në debutimin në këtë sezon, ku u mposhtën në mënyrë surprizë 2-1 nga Lioni. Një disfatë që lë shijë të hidhur për shumë arsye dhe që hedh dyshime për kapacitetin e skuadrës së Pep Guardiolës në këtë kompeticion.

Humbja e fundit që Siti kishte pësuar në ndeshje zyrtare ishte në prill të vitit 2018, pikërisht në Champions dhe pikërisht në shtëpi, por nga Liverpuli, që në sezonin e kaluar arriti deri në finalen e turneut. Këtë herë humbja bën më tepër përshtypje, pasi anglezët cilësoheshin favoritë absolutë përballë francezëve.

Maksuell Kornet në minutën e 26-të dhe Nabil Fekir në fundin e pjesës së parë tronditën sitizëns. Për Kornet ky ishte goli i parë prej shtatorit të vitit 2016 në Champions, kur i realizonte Dinamos së Zagrebit. Në anën tjetër, Fekir shënoi golin e parë në Champions në 6 ndeshje të luajtura. Rrjetë që erdhi si një shpërblim për paraqitjet e fundit, ku ka qenë i përfshirë në 7 nga 9 golat e realizuar nga Lioni në të gjitha kompeticionet (4 gola dhe 3 asist).

Goli i Bernardo Silvës në të 67-ën nuk mjaftoi. Skuadra e Pep Guardiolës nuk e njihte humbjen në shtëpi në tetë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Champions League, ku kishte regjistruar 7 fitore dhe një barazim. Megjithatë mbetet fakti se Mançester Siti vuan në Champions. Gjashtë nga tetë rastet e fundit ku sitizëns kanë pësuar dy gola në pjesën e parë në “Etihad Stadium” janë regjistruar pikërisht në kompeticionin ndërkombëtar.

Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Hofenhajmi barazoi 2-2 në fushën e Shakhtar Donjeckut. Miqtë e panë veten dy herë në avantazh, fillimisht me Grilitsh dhe më pas me Nordtvejt, por ukrainasit barazuan shifrat, fillimisht me Ismaili dhe më pas Maikon.